Institucione varësie

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) është institucion varësie i Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, i cili garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në bazë dhe për zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

Veprimtaria e AKR-së shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke organizuar përgjegjësitë funksionale me qëllim sigurimin e kushteve për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore, zhvillimin e dialogut të strukturuar për të realizuar fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, krijimin e mekanizmave për nxitjen e politikave rinore si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë shqiptare dhe rëndësinë e kësaj të fundit në shoqëri.

Informohu më tepër në www.rinia.gov.al


Njoftime
  • Muzhaqi në takim me Këshillin Vendor Rinor të Korçës Më shumë...
  • Muzhaqi takohet me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Prrenjasit Më shumë...
  • Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës Më shumë...
  • Panair për të rinjtë në Berat, Muzhaqi: Mundësi trajnimi dhe punësimi Më shumë...
  • Berat – Një vizitë në Muzeun “Onufri” Më shumë...