Misioni

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka si mision mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën sociale, nëpërmjet hartimit, zhvillimit dhe monitorimit të politikave rinore, dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe mirëedukimin e fëmijëve. Ministri i Shteti për Rininë dhe Fëmijët synon të fuqizojë përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse të politikëbërjes, duke mbrojtur të drejtat e të rinjve, duke krijuar kushte të nevojshme për aktivizim e pjesëmarrje.

Si institucion përgjegjës me në fokus rininë dhe fëmijët, Ministri i Shtetit krijon ura bashkëpunimi mes fëmijëve dhe të rinjve të Shqipërisë e atyre të diasporës, me përfaqësuesit e institucioneve publike e private, si dhe me organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë.


Njoftime
  • Ndryshimet në Ligjin “Për Rininë”, Ministrja Bora Muzhaqi: Forcojmë mekanizmat për... Më shumë...
  • Fjala e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në përurimin e ... Më shumë...
  • Fjala e Ministres Bora Muzhaqi në Mbrëmjen Ceremoniale për Sportistët shqiptarë Më shumë...
  • Mbështetja për Programin e Ekipeve Sportive, Ministrja Bora Muzhaqi: Synojmë të pë... Më shumë...
  • Ceremonia e ndarjes së certifikatave për të rinjtë e Programit Kombëtar të Praktik... Më shumë...