Bora Muzhaqi
Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Bora Muzhaqi, që prej shtatorit 2021 mban detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Gjatë periudhës maj-shtator 2021 mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në periudhën janar 2019 deri mars 2021 ka qenë këshilltare e jashtme kontraktuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pranë ekipit të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe anëtare e Komisionit për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Organizatave që ofrojnë shërbimet e auditimit ligjor nga shtatori 2020 në mars 2021.
Në periudhën janar 2017 deri në janar 2019 ka qenë konsulente e lartë taksash në “EY”, Tiranë, Shqipëri, dhe nga tetor 2016 deri në janar 2017 ka mbajtur të njëjtën detyrë në “PwC”, Tiranë, Shqipëri, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën si konsulente taksash në “PwC”, Tiranë, Shqipëri.
Gjithashtu, ka qenë analiste kompensimesh në Departamentin e Burimeve Njerëzore, në Citybank, Londër, Mbretëria e Bashkuar, në qershor – gusht 2011, dhe analiste integrimi në BE në korrik 2010 në Drejtorinë e Integrimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, Shqipëri.
Ka mbaruar studimet BSc Economics në “London School of Economics and Political Science” (Londër, Mbretëria e Bashkuar), “Second Class Honours” në vitin 2012 dhe në “HULT International Business School” (Londër, Mbretëria e Bashkuar), Master në Biznes Ndërkombëtar, Bursa e Liderëve të Ardhshëm në vitin 2013.
Ka marrë pjesë në Forumin VI për “Demokraci në Këshillin e Evropës” si pjesë e studimeve në Akademinë e Studimeve Politike në Tiranë, Shqipëri, dhe është anëtare e ACCA (Londër, Mbretëria e Bashkuar) akredituar nga “Association of Chartered Certified Accountants”.
Është njohëse e gjuhëve angleze, italiane, gjermane, spanjolle dhe turke.