PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

THIRRJA VII E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS

Thirrja VII e Programit të Praktikave të Punës është një vazhdimësi e thirrjeve të mëparshme të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që ka si synim zhvillimin e praktikave për të rinjtë pranë insitucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike, për zhvillimin profesional të të rinjve.  Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, megjithatë periudha e praktikës së punës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, në 1 korrik 2022, u hap thirrja e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.

Qëllimi i programit është përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale të të rinjve, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Institucionet Publike të Pavarura, Institucionet të tjera private si dhe në Organizatat jofitimprurëse të cilat u përfshinë gjatë vitit 2022 në skemë.

Më konkretisht për Thirrjen VII të Programit Kombëtar të Praktikës së Punës, të rinjve iu ofruan:

1714 vende praktike në 15 institucione të Administratës Shtetërore, në 110 institucione varësie, në 30 shoqëri tregtrare dhe shoqata, në 15 institucione publike të pavarura, dhe në 44 njësi të vetëqeverisjes vendore, dhe 5 organizata jofitimprurëse.

Programi u mundësoi praktikantëve të Thirrjes VII, njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike apo private. Praktikantët kanë realizuar detyra dhe angazhim në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës për periudhën 12 shtator me 23 dhjetor 2022.

Faza e parë e programit përfundoi me sukses në 12 dhjetor 2022 dhe në Janar 2023 të rinjtë u pajisen me certifikatë të lëshuar nga Ministri Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.

Në muajin janar 2023 ishte faza e fundit e Thirrjes VII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, e cila përkon me punësimin e praktikantëve të propozuar nga institucionet përkatëse ku ata kanë kryer praktikën, me kontratë një vjeçare në kuadër të thirrjes VII të PKPP.

Në Thirrjen e VII të Programit të Praktikave të Punës kanë aplikuar 1096 të rinj, nga ku u përzgjodhën 457 prej tyre, të cilët përmbushnin kriteret e aplikimit. 157 prej tyre, të vlerësuar me pikë maksimale, janë punësuar me kontratë 1-vjeçare pranë institucioneve ku kanë zhvilluar praktikën.

Në Thirrjen e VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryen praktikën e punës 572 të rinj dhe 196 prej tyre u punësuan me kontratë 1- vjeçare në institucionet pritëse.


Njoftime
  • Shpallet thirrja e katërt për projekt-propozime rinore Më shumë...
  • Java Globale e Parasë, Muzhaqi: Prioritet edukimi financiar i të rinjve Më shumë...
  • Java Globale e Parasë 2024, Muzhaqi i përgjigjet studentes së drejtësisë duke bërë... Më shumë...
  • Muzhaqi: Me rëndësi edukimi i të rinjve për menaxhimin e parasë! 4,027 të rinj u t... Më shumë...
  • MBAHET PANAIRI I RADHËS I EDUKIMIT, TRAJNIMIT DHE PUNËSIMIT NË QARKUN FIER Më shumë...