PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

THIRRJA VIII E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS

Thirrja VIII e Programit të Praktikave të Punës është një vazhdimësi e thirrjeve të mëparshme të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që ka si synim zhvillimin e praktikave për të rinjtë pranë insitucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike, për zhvillimin profesional të të rinjve.  Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, megjithatë periudha e praktikës së punës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, në 1 qershor 2023, u hap thirrja e tetë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.

Qëllimi i programit është përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale të të rinjve, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Institucionet Publike të Pavarura, Institucionet të tjera private si dhe në Organizatat jofitimprurëse të cilat u përfshinë gjatë vitit 2022 në skemë.

Më konkretisht për Thirrjen VIII të Programit Kombëtar të Praktikës së Punës, të rinjve iu ofruan:

1613 vende praktike në 17 institucione të Administratës Shtetërore, në 94 institucione varësie, në 25 shoqëri tregtare dhe shoqata, në 16 institucione publike të pavarura, dhe në 51 njësi të vetëqeverisjes vendore, dhe 19 organizata jofitimprurëse.

Programi u mundësoi praktikantëve të Thirrjes VIII, njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike apo private. Praktikantët kanë realizuar detyra dhe angazhim në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës për periudhën 1 shtator me 1 dhjetor 2024.

Faza e parë e programit përfundoi me sukses në 1 dhjetor 2023 dhe më pas të rinjtë u pajisen me certifikatë të lëshuar nga Ministri Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.

Në muajin janar 2024 ishte faza e fundit e Thirrjes VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, e cila përkon me punësimin e praktikantëve të propozuar nga institucionet përkatëse ku ata kanë kryer praktikën, me kontratë një vjeçare në kuadër të thirrjes VIII të PKPP.

Në Thirrjen e VIII të Programit të Praktikave të Punës kanë aplikuar 1327 të rinj, nga ku u përzgjodhën 531 prej tyre, të cilët përmbushnin kriteret e aplikimit. 314 prej tyre përfunduan me suskes praktikën tre mujore dhe 162 prej tyre, të vlerësuar me pikë maksimale, janë punësuar me kontratë 1-vjeçare pranë institucioneve ku kanë zhvilluar praktikën.

Në Thirrjen e VII të Programit të Praktikave të Punës kanë aplikuar 1096 të rinj, nga ku u përzgjodhën 457 prej tyre, të cilët përmbushnin kriteret e aplikimit. 157 prej tyre, të vlerësuar me pikë maksimale, janë punësuar me kontratë 1-vjeçare pranë institucioneve ku kanë zhvilluar praktikën.

Në Thirrjen e VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryen praktikën e punës 572 të rinj dhe 196 prej tyre u punësuan me kontratë 1- vjeçare në institucionet pritëse.


Njoftime
  • Mbështetja për Programin e Ekipeve Sportive, Ministrja Bora Muzhaqi: Synojmë të pë... Më shumë...
  • Ceremonia e ndarjes së certifikatave për të rinjtë e Programit Kombëtar të Praktik... Më shumë...
  • Fjala e ministres Bora Muzhaqi në ceremoninë e ndarjes së Medaljeve të Arta për të... Më shumë...
  • Forumi Global kundër Diskriminimit dhe Racizmit, ministrja Bora Muzhaqi: Shqipëria... Më shumë...
  • Fjala e plotë e Ministres Bora Muzhaqi në Forumin Global të UNESCO-s kundër Diskri... Më shumë...