Youth

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët harton dhe zbaton politika që synojnë mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën sociale dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe miredukimin e fëmijëve.

Po ashtu, Ministri mbron të drejtat e të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke krijuar kushtet e nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.  Ndër të tjera, Minsitri përgjegjës për rininë, bashkëpunon edhe me organizatat që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë.