Microfolie

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Micro-folie Tirana është një projekt/instalacion i ardhur për herë të parë në Shqipëri, i cili ka qenë vendosur pranë Kryeministrisë, me koncept kryesor edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet dhënies së aksesit në kënde të ndryshme lojërash, edukimi, bota e librit, printimi 3D, VR, kënde arti dhe muzike etj.

Projekti menaxhohej nga tre partnerë kryesorë: Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Micro-Folie është një projekt multidisiplinar i konceptuar dhe krijuar në Francë, nga Parku La Villette. Dhe deri më tani janë prodhuar 200 sete Micro-Folie, që ndodhen në vende të ndryshme në botë, ku përfshijnë disa hapësira në brendësi; Muzeun Digjital, Laboratorin e Prodhimit, Lojërat interaktive, si dhe hapësirat e përshtatura për pikturë, skenë për performancë, etj.

Micro-folie i dedikohet kryesisht fëmijëve, të rinjve dhe familjes për edukim, argëtim dhe krijim aftësish të reja, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shihnin të projektuara në ekran veprat më te njohura botërore të artit. Gjithashtu me anë të tabletave që muzeu disponon, mund të luanin dhe të merrnin informacion shtesë për veprat.

Në hapësirën e Laboratorit, fëmijët dhe të rinjtë zhvillonin aftësitë e tyre krijuese dhe praktike, kurse në hapësirën e bibliotekës lexonin literaturë shqip dhe në gjuhë të huaj, dhe me historitë e këtyre veprave ata kalonin në hapësirën tjetër.

Micro-folie ishte vendosur në funksion të publikut dhe funksiononte nga e marta në të premte për fëmijët dhe të rinjtë nga institucionet arsimore, ndërsa në fundjavë ishte me hyrje të lirë për fëmijët e shoqëruar nga prindërit.


Njoftime
  • Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vull... Më shumë...
  • Thirrje: Fuqizimi i të Rinjve Shqiptarë Përmes Pjesëmarrjes Qytetare dhe Angazhimi... Më shumë...
  • Ministrja Bora Muzhaqi në konferencën për Ligjin e Vullnetarizmit: Një Prioritet p... Më shumë...
  • Ministrja Bora Muzhaqi: Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës! Mbi 1200 po... Më shumë...
  • Rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, ministrja Muzhaqi në Lushnjë e Kuçovë: Reflektojm... Më shumë...