Microfolie

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Micro-folie Tirana është një projekt/instalacion i ardhur për herë të parë në Shqipëri, i cili ka qenë vendosur pranë Kryeministrisë, me koncept kryesor edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet dhënies së aksesit në kënde të ndryshme lojërash, edukimi, bota e librit, printimi 3D, VR, kënde arti dhe muzike etj.

Projekti menaxhohej nga tre partnerë kryesorë: Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Micro-Folie është një projekt multidisiplinar i konceptuar dhe krijuar në Francë, nga Parku La Villette. Dhe deri më tani janë prodhuar 200 sete Micro-Folie, që ndodhen në vende të ndryshme në botë, ku përfshijnë disa hapësira në brendësi; Muzeun Digjital, Laboratorin e Prodhimit, Lojërat interaktive, si dhe hapësirat e përshtatura për pikturë, skenë për performancë, etj.

Micro-folie i dedikohet kryesisht fëmijëve, të rinjve dhe familjes për edukim, argëtim dhe krijim aftësish të reja, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shihnin të projektuara në ekran veprat më te njohura botërore të artit. Gjithashtu me anë të tabletave që muzeu disponon, mund të luanin dhe të merrnin informacion shtesë për veprat.

Në hapësirën e Laboratorit, fëmijët dhe të rinjtë zhvillonin aftësitë e tyre krijuese dhe praktike, kurse në hapësirën e bibliotekës lexonin literaturë shqip dhe në gjuhë të huaj, dhe me historitë e këtyre veprave ata kalonin në hapësirën tjetër.

Micro-folie ishte vendosur në funksion të publikut dhe funksiononte nga e marta në të premte për fëmijët dhe të rinjtë nga institucionet arsimore, ndërsa në fundjavë ishte me hyrje të lirë për fëmijët e shoqëruar nga prindërit.


Njoftime
  • Forumi Global kundër Diskriminimit dhe Racizmit, ministrja Bora Muzhaqi: Shqipëria... Më shumë...
  • Fjala e plotë e Ministres Bora Muzhaqi në Forumin Global të UNESCO-s kundër Diskri... Më shumë...
  • Bora Muzhaqi: Qendra multifunksionale Durrës u shërben 73 mijë të rinjëve Më shumë...
  • Bora Muzhaqi në Kuvend: Trefishuam buxhetin për rininë. Më shumë...
  • Muzhaqi në Berlin: Politikat rinore, si mund të arrihet ndryshimi Më shumë...