Kodimi në Shkolla

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Përfshirja e kurikulës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që nga klasa e parë me fokus te programimi.

Mësimi i kodimit në arsimin parauniversitar i përgatit fëmijët për botën e teknologjisë në të cilën po jetojmë e që po zhvillohet dita ditës. Ka shumë profesione ku përdoren aftësitë e mësuara në programim drejtëpërsëdrejti, por ka edhe shumë profesione të tjera ku njohja e programimit është një përparësi shumë e madhe. Megjithatë, arsyet për zotërimin e njohurive të kodimit janë shumë më të mëdha sesa vetëm përgatitja për një karrierë apo profesion të caktuar. Prandaj, qeveria shqiptare në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kanë realizuar si investim të përbashkët zbatimin e këtij programi në arsimin parauniversitar.

Nëse kodimi mësohet përmes lojërave, jo vetëm që është më i lehtë, por është edhe më argëtues. Programi i kodimit në arsimin parauniversitar zhvillohet në një format inovator jo vetëm me libra, por pjesa më e madhe e mësimit ndodh në platformën online Codemonkey, një nga platformat më të mira të përdorura në Izrael dhe në SHBA. Platforma Codemonkey mundëson kodimin me blloqe, ku me anë të figurave dhe tërheqjes së këtyre kubave të vegjël synohet që fëmijët të zhvillojnë më tepër të menduarit kritik dhe logjikën. Ndër të tjera, programi synon që fëmijët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të përdorur teknologjinë në mënyrë kuptimplotë dhe produktive, jo thjeshtë të jenë përdorues pasiv të saj.

Në fillimin e vitit shkollor 2022-2023 filloi edhe zbatimi i kurikulës së kodimit në klasa të para, në të paktën 100 shkolla të arsimit bazë publik, të cilat janë pajisur me laboratorë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në kuadër të programit të kodimit, për t’u ofruar nxënësve të këtyre shkollave mundësinë të mësojnë lëndën e teknologjisë së informacionit në kushte moderne të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë.

Në kuadër të Programit të Kodimit Parauniversitar, mësuesit janë trajnuar në 3 drejtime, së pari për përdorimin e pajisjeve të kabineteve të informatikës, për t’i përdorur me funksionalitet maksimal, së dyti për aspektin pedagogjik të kurikulës së re dhe së treti për të përdorur platformën online të kodimit. Trajnimet janë të vazhdueshme dhe një ekip i tërë është në dispozicion të mësuesve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, komenti apo vështirësie gjatë zbatimit të këtij programi novator.

Janë studiuar kurrikulat më të mira jo vetëm në rajon, por edhe në botë, për të siguruar që përtej investimeve në infrastrukturë, fëmijëve t’u ofrohen njohuritë më të nevojshme për t’u përshtatur me botën digjitale dhe për të pasur një avantazh konkurues për veten dhe vendin.

Vizioni për të ardhmen:

Zgjerimi i këtij programi në aspekt kurikular dhe gjeografik. Gjatë vitit shkollor 2022-2023 programi u zhvillua në klasat e para të 100 shkollave ku është investuar në laboratorë të rinj teknologjik, si dhe është përdorur një kurikul e re që kombinon mësimin me libra dhe mësimin online me platforma teknologjike, si dhe janë trajnuar mësuesit përkatës për të ofruar kurikulën e re me pajisjet e reja.

Vizioni për vitet e ardhshme do të jetë investimi i mëtejshëm i laboratorëve të rinj teknologjik inteligjentë edhe në pjesën tjetër të arsimit parauniversitar, me qëllim zhvillimin e lëndës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në klasën e parë në të gjithë shkollat. Në vijmësi të programit po punohet për të hartuar kurikulat e reja për klasën e dytë dhe të tretë, si edhe do të rishikohen kurikulat eksiztuese për klasat e katërta e deri në gjimnaz.

Shkathtësitë që fitohen përmes mësimit të kodimit zgjerohen përtej krijimit të lojërave. Kodimi po ashtu i ndihmon fëmijët të zhvillojnë mënyra të reja të të menduarit, të trajtimit dhe zgjidhjes së problemeve, si edhe ndihmon në zhvillimin e teknikave të ndryshme që kanë zbatim edhe në fusha të tjera.

100 shkollat në të cilat ky program po zhvillohet gjatë vitit 2022-2023 janë si më poshtë:

  1. Shkolla 9-vjeçare 1 Maji në Berat, Bashkia Berat
  2. Shkolla 9-vjeçare ‘Uznovë’ në Berat, Bashkia Berat
  3. Shkolla 9-vjeçare ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë, Bashkia Bulqizë
  4. Shkolla 9-vjeçare ‘Selim Alliu’ në Dibër, Bashkia Dibër
  5. Shkolla 9-vjeçare ‘Tahir Hoxha Klos’ në Klos, Bashkia Klos
  6. Shkolla 9-vjeçare ‘31 Korriku’ në Mat, Bashkia Mat
  7. Shkolla 9-vjeçare ‘Bajram Curri’ në Durrës, Bashkia Durrës
  8. Shkolla 9-vjeçare ‘E Re’ në Durrës, Bashkia Durrës
  9. Shkolla 9-vjeçare ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës, Bashkia Durrës
  10. Shkolla 9-vjeçare Marie Kaçulini në Durrës, Bashkia Durrës
  11. Shkolla 9-vjeçare Neim Babameto’ në Durrës, Bashkia Durrës
  12. Shkolla 9-vjeçare Njazi Mastori’ në Sukth i Ri, Bashkia Durrës
  13. Shkolla 9-vjeçare Qemal Mici në Durrës, Bashkia Durrës
  14. Shkolla 9-vjeçare Shaqe Mazreku’ në Durrës, Bashkia Durrës
  15. Shkolla 9-vjeçare Adem Gjeli’ në Fushë-Krujë, Bashkia Krujë
  16. Shkolla 9-vjeçare Bakushe Visha’ në Fushë-Krujë, Bashkia Krujë
  17. Shkolla 9-vjeçare Haxhi Qira’ në Burizanë, Bashkia Krujë
  18. Shkolla 9-vjeçare Mustafa Myrteza Kaçaçi’ në Krujë, Bashkia Krujë
  19. Shkolla 9-vjeçare Halit Uruçi’ në Belsh, Bashkia Belsh
  20. Shkolla 9-vjeçare Ali Agjahu’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  21. Shkolla 9-vjeçare Bardhyl Popanë Elbasan, Bashkia Elbasan
  22. Shkolla 9-vjeçare Fadil Guramaninë Elbasan, Bashkia Elbasan
  23. Shkolla 9-vjeçare Jeronim De Rada’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  24. Shkolla 9-vjeçare Jorgji Dilo’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  25. Shkolla 9-vjeçare Katund i Ri’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  26. Shkolla 9-vjeçare Luigj Gurakuqi’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  27. Shkolla 9-vjeçare Naim Frashëri’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  28. Shkolla 9-vjeçare Qamil Guranjaku’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  29. Shkolla 9-vjeçare Shushicë’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  30. Shkolla 9-vjeçare Sulë Harri’ në Elbasan, Bashkia Elbasan
  31. Shkolla 9-vjeçare Asllan Shahini’ në Gramsh, Bashkia Gramsh
  32. Shkolla 9-vjeçare Genc Leka’ në Librazhd, Bashkia Librazhd
  33. Shkolla 9-vjeçare Vilson Blloshmi’ në Librazhd, Bashkia Librazhd
  34. Shkolla 9-vjeçare Qybra Sokoli’ në Përrenjas, Bashkia Përrenjas
  35. Shkolla 9-vjeçare Koli Sako’ në Divjakë, Bashkia Divjakë
  36. Shkolla 9-vjeçare Andon Xoxa’ në Fier, Bashkia Fier
  37. Shkolla 9-vjeçare Jani Bakalli’ në Fier, Bashkia Fier
  38. Shkolla 9-vjeçare Liri Gero’ në Fier, Bashkia Fier
  39. Shkolla 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ në Fier, Bashkia Fier
  40. Shkolla 9-vjeçare ‘Pinellopi  Pirro’ në Fier, Bashkia Fier
  41. Shkolla 9-vjeçare ‘Qemal Mehmetaj’ në Çakran, Bashkia Fier
  42. Shkolla 9-vjeçare ‘Foto Puka’ në Lushnje, Bashkia Lushnje
  43. Shkolla 9-vjeçare ‘Kongresi i Lushnjes’ në Lushnje, Bashkia Lushnje
  44. Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Klosi’ në Mallakastër, Bashkia Mallakastër
  45. Shkolla 9-vjeçare ‘Alush Grepçka’ në Roskovec, Bashkia Roskovec
  46. Shkolla 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër
  47. Shkolla 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ në Kolonjë, Bashkia Kolonjë
  48. Shkolla 9-vjeçare ‘Mësonjtorja e Parë Shqipe’ në Korçë, Bashkia Korçë
  49. Shkolla 9-vjeçare ‘Pandeli Cale’ në Korçë, Bashkia Korçë
  50. Shkolla 9-vjeçare ‘Sevasti Qirjazi’ në Korçë, Bashkia Korçë
  51. Shkolla 9-vjeçare ‘Sotir Gurra’ në Korçë, Bashkia Korçë
  52. Shkolla 9-vjeçare ‘Agimi Maliq’ në Maliq, Bashkia Maliq
  53. Shkolla 9-vjeçare ‘Gjokë Shqiptari’ në Pogradec, Bashkia Pogradec
  54. Shkolla 9-vjeçare ‘Muhamer dhe Esat Minarolli’ në Pogradec, Bashkia Pogradec
  55. Shkolla 9-vjeçare ‘Sejdi Dida’ në Has, Bashkia Has
  56. Shkolla 9-vjeçare ‘Bajram Curri’ në Kukës, Bashkia Kukës
  57. Shkolla 9-vjeçare ‘Riza Spahiu’ në Kukës, Bashkia Kukës
  58. Shkolla 9-vjeçare ‘Gjin Pjetri’ në Kurbin, Bashkia Kurbin
  59. Shkolla 9-vjeçare ‘Besëlidhja’ në Lezhë, Bashkia Lezhë
  60. Shkolla 9-vjeçare ‘Pashko Vasa’ në Mirditë, Bashkia Mirditë
  61. Shkolla 9-vjeçare ‘Adem Haxhija’ në Shkodër, Bashkia Shkodër
  62. Shkolla 9-vjeçare ‘Branko Kadia’ në Shkodër, Bashkia Shkodër
  63. Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, Bashkia Shkodër
  64. Shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, Bashkia Shkodër
  65. Shkolla 9-vjeçare ‘100-Vjetori’ në Kamëz, Bashkia Kamëz
  66. Shkolla 9-vjeçare ‘Ahmet Zogu’ në Bathore, Bashkia Kamëz
  67. Shkolla 9-vjeçare ‘Halit Coka’ në Bathore, Bashkia Kamëz
  68. Shkolla 9-vjeçare ‘Jashar Hoxha’ në Paskuqan, Bashkia Kamëz
  69. Shkolla 9-vjeçare ‘Nënë Tereza’ në Kamëz, Bashkia Kamëz
  70. Shkolla 9-vjeçare ‘1 Maji’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  71. Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  72. Shkolla 9-vjeçare ‘4 Dëshmorët’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  73. Shkolla 9-vjeçare ‘Ali Demi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  74. Shkolla 9-vjeçare ‘Ardian Klosi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  75. Shkolla 9-vjeçare ‘At Zef Pëllumbi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  76. Shkolla 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  77. Shkolla 9-vjeçare ‘Bajram Curri’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  78. Shkolla 9-vjeçare ‘Betim Muco’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  79. Shkolla 9-vjeçare ‘Dëshmorët e Lirisë’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  80. Shkolla 9-vjeçare ‘Dhora Leka’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  81. Shkolla 9-vjeçare ‘Dora D’Istria’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  82. Shkolla 9-vjeçare ‘Hasan Vogli’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  83. Shkolla 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  84. Shkolla 9-vjeçare ‘Kongresi i Lushnjes’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  85. Shkolla 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  86. Shkolla 9-vjeçare ‘Kosova’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  87. Shkolla 9-vjeçare ‘Lasgush Poradeci’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  88. Shkolla 9-vjeçare ‘Lidhja e Prizrenit’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  89. Shkolla 9-vjeçare ‘Misto Mame’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  90. Shkolla 9-vjeçare ‘Osman Myderizi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  91. Shkolla 9-vjeçare ‘Ramazan Jarani’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  92. Shkolla 9-vjeçare ‘Servete Maçi’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  93. Shkolla 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, Bashkia Tiranë
  94. Shkolla 9-vjeçare ‘Vajdin Lamaj’ në Domje, Bashkia Vorë
  95. Shkolla 9-vjeçare ‘Ali Podrimja’ në Tropojë, Bashkia Tropojë
  96. Shkolla 9-vjeçare ‘Adem Sheme’ në Sarandë, Bashkia Sarandë
  97. Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, Bashkia Vlorë
  98. Shkolla 9-vjeçare ‘Jani Minga’ në Vlorë, Bashkia Vlorë
  99. Shkolla 9-vjeçare ‘Lef Sallata’ në Vlorë, Bashkia Vlorë
  100. Shkolla 9-vjeçare ‘Rilindja’ në Vlorë, Bashkia Vlorë


Njoftime
  • Shpallet thirrja e katërt për projekt-propozime rinore Më shumë...
  • Java Globale e Parasë, Muzhaqi: Prioritet edukimi financiar i të rinjve Më shumë...
  • Java Globale e Parasë 2024, Muzhaqi i përgjigjet studentes së drejtësisë duke bërë... Më shumë...
  • Muzhaqi: Me rëndësi edukimi i të rinjve për menaxhimin e parasë! 4,027 të rinj u t... Më shumë...
  • MBAHET PANAIRI I RADHËS I EDUKIMIT, TRAJNIMIT DHE PUNËSIMIT NË QARKUN FIER Më shumë...