Alketa Doçi
Alketa Doçi
Këshilltar i Ministrit
Alketa.Doci@kryeministria.al
Alketa Doçi mban detyrën e këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, që nga shkurti i vitit 2022.
Alketa Doçi e filloi karrierën e saj si volejbolliste në ekipin e “Dinamos” dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar. Me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer jashtë vendit, në ekipet elitare të Francës dhe Greqisë, ka triumfuar disa herë si “Lojtarja më e Mirë” e Ballkanit, Greqisë e Francës. Ajo është shpallur dy herë “Kampione Ballkani në Volejboll”, dy herë “Nënkampione Ballkani në Volejboll”, kampione në “European Champions Ligue” për volejboll, si dhe është kualifikuar tre herë në finalen e “European Champions Ligue”. Me pas ajo vijoi punën si trajnere me ekipet e moshave të ndryshme në Francë.
Për meritat e saj është nderuar dhe vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
Fusha e ekspertizës: Konsulencë në politikat e sportit.