Published on: 18/03/2023

Zhvillohet ndeshja finale e Ekipeve Sportive për sportin e vollejbollit në qarkun e Tiranës midis shkollave 9-vjeçare

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e përfshirë në Programin e Ekipeve Sportive, ditën e shtunë, me 18 mars, u zhvillua ndeshja finale për djem midis ekipit “Vëllazërimi” të Kamzës dhe “Rilindja” të Kavajës, me fitoren e ekipit “Vëllazërimi”. U zhvillua edhe ndeshja finale për vajza midis ekipit “100 Vjetori” të Kamzës dhe “Vëllazërimi” të Kamzës, me fitoren e ekipit “100 Vjetori”.

Në kuadër të Programit të Ekipeve Sportive, i cili përfshin mbi 10 mijë nxënës të 700 skuadrave të volejbollit e basketbollit nga e gjithë Shqipëria, fëmijët dhe të rinjtë janë stërvitur rregullisht 3 herë në javë për t’u përgatitur për kampionatet sportive në nivel qarku që do të zhvillohen përgjatë muajit mars, prill dhe maj dhe kampionatin kombëtar, që do te zhvillohet në muajin qershor.