Published on: 19/03/2023

Zhvillohet ndeshja finale e Ekipeve Sportive për sportin e volejbollit në qarkun e Tiranës midis gjimnazeve

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në kuadër të Programit të Ekipeve Sportive, i cili ka stërvitur fëmijë dhe të rinj 3 herë në javë, ditën e dielë, me 19 mars, u zhvillua ndeshja finale për gjimnazet, për djem midis ekipit “Qemal Stafa” të Tiranës dhe “Isa Boletini” të Kamzës, me fitoren e ekipit “Isa Boletini”. U zhvillua edhe ndeshja finale për vajza midis ekipit “Qemal Stafa” të Tiranës dhe “Ibrahim Rugova” të Kamzës, me fitoren e ekipit “Qemal Stafa”.