Published on: 30/03/2023

Zhvillohet ndeshja finale e Ekipeve Sportive për sportin e basketbollit në qarkun e Tiranës midis shkollave 9-vjeçare

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Pas ndeshjeve finale të volejbollit në qarkun e Tiranës, vendin e kanë zënë ndeshjet finale të basketbollit. Ditën e enjte, me 30 mars, u zhvilluan ndeshjet finale të basketbollit midis shkollave 9-vjeçare. Ndeshja finale për djem u zhvillua midis ekipit “Hillary Clinton”, të Kamzës dhe ekipit “Vora” të Tranës, me fitoren e ekipit “Hillary Clinton”, ndërsa ajo për vajza u zhvillua midis ekipit “Hillary Clinton” të Kamzës dhe ekipit “Dhora Leka” të Tiranës, me fitoren e ekipit “Hillary Clinton”.

Fëmijët dhe të rinjtë e përfshirë në ekipet sportive të krijuara dhe zhvilluara në kuadër të Programit të Ekipeve Sportive, përgjatë muajit dhjetor janë pajisur me materialet e nevojshme dhe kanë filluar stërvitjet 3 herë në javë për kampionatet në nivel qarku, të cilat po mbahen aktualisht, dhe atë kombëtar që do të mbahet në muajin qershor.