Published on: 15/04/2023
Tikkun Olam Makers hap thirrjen për të kontribuar në krijimin e protezave me kosto të ulët me teknologjinë 3D për inidividët me aftësi të kufizuara

Tikkun Olam Makers (TOM), mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit dhe Informacionit, sjell për herë të parë në Shqipëri risinë e krijimit dhe printimit të protezave për individë me aftësi të kufizuara me kosto të ulët, me teknologjinë 3D. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët fton studentë dhe institucione shtetërore e private për të bashkëpunuar me ide inovative në krijimin dhe realizimin e protezave të përballueshme nga të gjithë, me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së individëve me aftësi të kufizuara.
Link-u i aplikimit: https://techspace.al/tom/