Published on: 09/02/2023

Takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit në kuadër të Programit të Kodimit, i cili është lançuar më 23 janar dhe numëron tashmë 1450 aplikime. Gjatë takimit u prezantuan kurset e kodimit me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare dhe u diskutua me të rinjtë rreth mundësive që ofron tregu i punës në fushën e teknologjisë së informacionit, duke filluar nga pagat e larta, mundësia për të punuar online për kompani prestigjoze ndërkombëtare e shumë të tjera.

Ndër të tjera, u diskutua rreth aplikimit të suksesshëm në portalin qeveritar e-Albania për kurset e formimit profesional me në shërbimin “Aplikim për kurset e zhvillimit profesional me mbështetje financiare nga qeveria”.

Link-u i aplikimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15126