Published on: 20/05/2025

Shpallet thirrja për aplikim si anëtar ekspert nga shoqëria civile në komisionin e vlerësimit të projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile për fondet grant për rininë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur thirrjen për aplikim si anëtar ekspert nga shoqëria civile në komisionin e vlerësimit të projekt-propozimeve të organizatave të shoqërisë civile për fondet grant për rininë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 27 Maj 2025.

Termat e referencës (kliko këtu)

Formulari i vetëdeklarimit të të dhënave (kliko këtu)

Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret ftohen të ndjekin procedurat e aplikimit bashkëlidhur në dokumentin më sipër.