Published on: 29/12/2023
Shpallet thirrja për aplikim si anëtar ekspert nga shoqëria civile në komisionin e vlerësimit të projekt-propozimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore për fondet grant për rininë
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur thirrjen për aplikim si anëtar ekspert nga shoqëria civile në komisionin e vlerësimit të projekt-propozimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore për fondet grant për rininë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 8 janar 2023.
Termat e referencës (kliko këtu)
Formulari i vetëdeklarimit të të dhënave(kliko këtu)
Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret ftohen të ndjekin procedurat e aplikimit bashkëlidhur në dokumentin më sipër.