Published on: 08/06/2023
Shpallet fituesi dhe renditja përfundimtare e kandidatëve sipas numrit të votave të OJF-ve për përfaqësuesin rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor
Mbështetur në ligjin nr. 116/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, statutin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), ligjin nr. 75/2019 “Për rininë”, urdhrin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nr. 3, datë 09.05.2023 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes dhe ngritjes së komisionit të certifikimit të përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR)” :
në përfundim të fazës së ankimimit për përzgjedhjen e përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të RYCO, ju paraqesim renditjen finale të pikëzimit të kandidatëve sipas votave të vlefshme të dërguara nga organizatat jofitimprurëse rinore/për të rinjtë.
1. Klajdi Priska – 149 vota të vlefshme
2. Cristiana Njehrrena – 8 vota të vlefshme
3. Klajdi Kaziu – 7 vota të vlefshme
4. Marinela Rukia – 0 vota të vlefshme
5. Borjana Dine – 0 vota të vlefshme
Ju bëjmë me dije se në përfundim të këtij procesi Klajdi Priska është përzgjedhur si përfaqësues rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor për mandatin e ardhshëm me kohëzgjatje tre vjeçare, pa mundësi vazhdimi, me anë të të cilit do të përfaqësojë interesat e rinisë shqiptare dhe do të jetë zëri i rinisë në mbledhjet e Bordit Drejtues të RYCO.