Published on: 27/01/2023

Programi i ekipeve sportive në eventin “Tirana, qyteti Europian i Sportit 2023”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mori pjesë në eventin lancues “Tirana, Qyteti Europian i Sportit 2023”, titull që do t’a shoqërojë kryeqytetin gjatë gjithë këtij viti.

Muzhaqi vuri theksin tek rëndësia e aktiviteteve fizike, duke evidentuar që këtë vit në kuadër të Programit të Ekipeve Sportive janë krijuar rreth 700 skuadra në të cilat marrin pjesë 10 mijë të rinj nga e gjithë Shqipëria për sportet e volejbollit dhe basketbollit nga shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet.

“Ky ishte viti i parë që kishim ekipe sportive të mirëfillta në të gjithë Shqipërinë me rreth 10,000 të rinj pjesëmarrës në rreth 700 skuadra të krijuara në kuadër të Programit të Ekipeve Sportive. Nuk mund të ketë fillim më të mbarë se ky për të qenë ‘Qyteti Evropian i Sportit’. Jam e bindur që ky vit do të jetë fenomenal dhe plot me aktivitete për të rinjtë e kryeqytetit dhe jo vetëm.” u shpreh Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi përgëzoi ekipin që bëri të mundur fitoren e titullit “Tirana, Qyteti Europian i Sportit 2023”.

“Një përgëzim të madh për ekipin që fitoi këtë titull dhe një përgëzim akoma më i madh për të gjithë ata që do të përfshihen në aktivitetet sportive edhe shpresoj shumë që të kemi sa më shumë raste të rinjsh të talentuar që do të shkëlqejnë.” u shpreh ministrja përgjegjëse për Rininë.