Published on: 14/04/2023
Programi Ekipet Sportive: Ndeshjet finale në qarkun e Durrrësit
Programi i “Ekipeve Sportive”, në kuadër të të cilit po zhvillohen ndeshje finale në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit për vajza dhe djem, ka ringjallur lëvizjen sportive në Shqipëri, duke përfshirë rreth 10000 fëmijë dhe të rinj pjesë e 700 skuadrave. Këtë herë ndeshjet finale u zhvilluan në qarkun e Durrësit, për disiplinën e volejbollit midis shkollave të mesme, ku ishte e pranishme edhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ndeshja finale e volejbollit për shkollat e mesme për vajza u zhvillua mes shkollave “Leonik Tomeo” të Durrësit – “16 Shtatori” të Shijakut, ndërsa ajo për djem u zhvillua me shkollave “Olsi Lasku” të Durrësit – “16 Shtatori” të Shijakut, me fitoren e shkollës “16 Shtatori” si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Në vijim do të zhvillohen ndeshjet finale në qarkun e Vlorës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Korçës, për disiplinën e volejbollit dhe basketbollit.