Published on: 18/02/2023

Prezantimi i Programit të Kodimit për bizneset e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

 

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, së bashku me zëvendës ministren e Arsimit, Albana Tole, zhvilluan një bisedë të përbashkët me bizneset e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), për të biseduar rreth fushave të bashkëpunimit midis bizneseve dhe institucioneve me qëllim krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë. Gjatë diskutimit të problematikave të bizneseve, theksi u vendos tek burimet njerëzore në dy aspekte kryesore: ofrimi i kushteve më të mira për të rinjtë në vendin tonë dhe përgatitja e të rinjve me aftësitë e nevojshme për tregun teknologjik të punës. Në kuadër të mundësive të punësimit që do të ofrojë Programi i Kodimit, u diskutua me bizneset bashkëpunimi për punësimin e të rinjve, si dhe ofrimin e bursave për të rinjtë që përfitojnë nga programi i kodimit.