Published on: 30/10/2023

Muzhaqi: Rikonstruktohet biblioteka në Lushnje me anë të mbështejes financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Të rinjtë akses në 83 mijë libra.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme ristrukturimin e bibliotekës në Lushnje, realizuar me anë të mbështetjes financare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë në thirrjen e dytë për project-propozime rinore, pas kërkesës së Këshillit Vendor Rinor Lushnje që fuqizon zërin dhe kërkesat e të rinjve të qytetit.

“Rikonstruktimi i bibliotekës ishte një kërkesë e Këshillit Vendor Rinor të Lushnjes, i kthyer në një projekt nga Bashkia e Lushnjes, financimi i të cilit u bë i mundur nga thirrja për infrastrukturë rinore që realizohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.” shprehet Muzhaqi.

Më tej, ministrja Muzhaqi shton se tashmë biblioteka ofron 83 mijë tituj librash ku të rinjtë kanë akses.

“Me një transformim rrënjësor, Biblioteka e Lushnjes, tashmë me ambiente bashkëkohore dhe moderne, hap sërish dyert për çdo libërdashës, të cilët mund të zgjedhin midis 83 mijë titujve të librave për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme.
Krenare që të rinjtë e Lushnjes tashmë kanë një bibliotekë të re falë bashkëpunimit të suksesshëm rini, bashki, qeveri.” tha Muzhaqi.