Published on: 11/09/2024

Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas për nisjen e vitit të ri shkollor.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj, Bora Muzhaqi ishte në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor. Ministrja Muzhaqi dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku zgjodhën shkollat “Dalip Toçka” dhe “Qybra Sokoli” për të uruar nisjen e vitit të ri shkollor.

Ministrja Muzhaqi uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe frytdhënës në përthithjen dhe shpërndarjen e dijeve. Ndërsa Ministri Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. Ministrat Muzhaqi dhe Mazniku, u pritën nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba, i cili i shoqëroi në dy shkollat në fshatin Kotodesh dhe qytetin e Prrenjasit. Gjatë vizitave të tyre në këto institucione arsimore krahas takimit me nxënës dhe mësues si dhe prindër të pranishëm, Ministrat vizituan gjithashtu edhe kabinetet e informatikës të cilat janë investime të qeverisë shqiptare që ndihmojnë të rinjtë në përvetësimin e dijeve dhe aftësimin e tyre në këto disiplina. Shkolla “Qybra Sokoli” është një nga 100 shkollat që u pajisen me smartlabs nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me AADF në vitin 2022 dhe filluan zbatimin e programit të kodimit në shkolla që në klasën e parë. Ky program është zgjeruar edhe në 200 shkolla të tjera me plot 216 laboratorë të rinj përgjatë këtij viti.

Ministrja Muzhaqi tha se kodimi shërben për të mësuarin e mendimit kritik dhe zhvillimit të aftësive logjike, aftësi të cilat shërbejnë për çdo karrierë që këta fëmijë do zgjedhin në të ardhmen.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizmin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.