Published on: 18/07/2023

Mbahet takimi i 19-të i bordit drejtues të RYCO/ Muzhaqi drejton takimin në statusin e përfaqësues për Shqipërinë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të takimit të radhës të bordit drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), në statusin e përfaqësueses së Qeverisë Shqiptare, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mirëpriti në Tiranë përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues rinor, për të diskutuar rreth ecurisë, impaktit dhe ndryshimeve pozitive në RYCO.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët drejtoi mbledhjen e RYCO së bashku me përfaqësuesin rinor të Shqipërisë, Klajdi Priska. Në një mbledhje konstruktive, që zgjati rreth 10 orë, u diskutuan dhe u morën vendime për politikat e përbashkëta që vendet e Ballkanit Perënidmor, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Koacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedoni dhe Shqipëria zhvillojnë për fuqizimin e të rinjve në rajon.