Published on: 17/12/2023
Mbahet konferenca dy ditore “Fuqizohemi së bashku – Këshillat Vendor Rinor në Ballkanin Perëndimor”, Muzhaqi: Ndërveprimi i të rinjve thelbësor për fuqizimin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor
Në kuadër të qëllimit të parë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, për ngritjen dhe fuqizimin e Këshillave Vendor Rinor, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi realizoi konferencën dy ditore “Fuqizohemi së bashku – Këshillat Vendor Rinor në Ballkanin Perëndimor”, me pjesëmarrjen e 80 të rinjve shqiptarë përfaqësues të Këshillave Vendor Rinor dhe 20 të rinjve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Në fjalën e saj hapëse Ministrja Bora Muzhaqi mirëpriti të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, si dhe të rinjtë e Këshillave Vendor Rinor duke iu treguar edhe më shumë rreth aktivitetet që do të zhvillonin përgjatë dy ditëve të ëorkshop-it.
“Konferenca është shumë e rëndësishme pasi në këto dy ditë do të keni mundësi të shkëmbeni eksperienca me njëri-tjetrin, duke kuptuar edhe çfarë mund të bëni më mirë për përcjelljen e zërit të të rinjve në strukturat përkatëse. Njëkohësisht, konferenca nxit ndërveprimin midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor.” shprehet ministrja Bora Muzhaqi.
Më tej, ministrja Bora Muzhaqi referoi mbi të gjithë aktivitet dhe nismat e realizuar për zbatimin e Strategjisë Konmbëtare të Rinisë, me fokus në punën e realizuar nga Këshillat Vendor Rinor për fuqizimin e të rinjve.
Përgjatë dy ditëve të Konferencës, panelistët ndanë eksperiencën pozitive të shteteve respektive për politikëbërjen për rininë me fokus kryesor integrimin në Bashkimin Evropian.
Konferenca “Fuqizohemi së bashku – Këshillat Vendor Rinor në Ballkanin Perëndimor” u zhvillua në sajë të projektit “Të Rinjtë për Gjithpërfshirje, Barazi dhe Besim” i cili realizohet nga UN Albania, UNDP Albania dhe UNFPA Albania në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët