Published on: 25/03/2023

Mbahet ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinjtë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mori pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinjtë, i cili u mirëprit për herë të parë në histori në Shqipëri.

Ky vit padyshim është një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë! Kampionati do të zhvillohet në qytetin e Durrësit me pjesëmarrjen e 58 shteteve.

Të pranishëm në cermoninë e hapjes ishin edhe nën kryetari i bashkisë së Tiranës z. Seferi, z. Jallod, presidenti i Fedratës dhe z. Gjoza, kryetar i Fedratës së Peshëngritjes, të cilin ministrja Muzhaqi e falënderoi për organizimin.

“Faleminderit z. Gjoza për organizimin e këtij kampionati për herë të parë në Shqipëri.” u shpreh Muzhaqi e ndër të tjera uroi përfaqësuesit tanë në kampionat “U uroj suksese dhe fitore secilit prej tyre në këtë rrugëtim, për të cilin kanë bërë shumë sakrifica e kanë kaluar shumë pengesa, që të arrijnë në majat ku janë.”

Në këtë triumf historik, shteti ynë do të përfaqësohet denjësisht në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të Rinj nga 5 të rinj padyshim të njohur dhe të suksesshëm: Enkileda Carja, Antonino Mullisi, Flavjo Alliaj, Samoel Rrasa dhe Mariglen Kofsha.

Të rinj që kanë arritur rezultate historike në peshëngritje, tashmë kanë prekur Shqipërinë tonë, për të përfaqësuar secilin prej shteteve pjesëmarrëse në kampionat.