Published on: 30/05/2022

Ndërmerret nisma për hartimin e Udhëzuesit për mirëfunksionimin e Këshillave Vendor Rinor

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Gjatë datave 26-27 maj, të rinjtë e Këshillave Vendor të Elbasanit, Kukësit dhe Shkodrës, shoqëruar nga punonjësit rinorë të bashkive respektive, u mblodhën me qëllim krijimin e këtij udhëzuesi për mirëfunksionimin e tyre, i cili do t’iu vihet në dispozicion të gjithë Këshillave Vendor Rinor.

Gjithashtu, ata patën mundësinë të ndarjnë eksperiencat e tyre në ngritjen e këtyre këshillave, në bashkinë respektive, duke treguar sfidat me të cilat janë hasur gjatë këtij procesi.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me programin RAYS të Ambasadës britanike, organizatën Palladium dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

Këshillat Vendorë Rinorë do t’i ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe të zhvillojnë qëndrueshmërinë e komuniteteve të tyre, nëpërmjet promovimit të praktikave më të mira demokratike. Kjo duke i mbajtur përgjegjës zyrtarët e tyre vendorë të zgjedhur dhe duke siguruar transparencë të qeverisë.

Angazhimi i tyre në grupe formale, apo informale rinore, përfshirja në strukturat e qëndrueshme si Këshillat Vendore të Rinisë dhe në Këshillin Kombëtar të Rinisë, sipas Muzhaqit, “do të jetë një shtysë e fortë për një qeverisje më të mirë”.