Published on: 23/08/2022
Hapet Thirrja e II për Projekt-propozime, për të mbështetur organizatat rinore/ për të rinjtë dhe bashkitë e vendit
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, hap Thirrjen e II për Projekt-propozime, për të mbështetur organizatat rinore/ për të rinjtë dhe bashkitë e vendit.
– Deri në 1.5 milionë lekë mbështetje për organizatat rinore.
– Deri në 3.5 milionë lekë mbështetje për organizatat për të rinjtë.
– 10 milionë lekë mbështetje për bashkitë.
Thirrja II e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, synon të adresojë prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, sipas fushave të përparësisë:
– Nxitja e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të te të rinjtë.
– Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
– Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore të të rinjve.
Dhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore synon rikonstruksionin, ndërtimin, rindërtimin dhe funksionin e objekteve publike, pjesë e infrastrukturës rinore si: qendra rinore, biblioteka dhe qendra rekreative për të rinjtë.
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 22 gusht deri më 20 shtator 2022.
Thirrja e Dytë për Projekt-Propozime (Organizatat Rinore dhe Organizatat për të Rinjtë) – http://rinia.gov.al/thirrja-e-2te/
Thirrja e Dytë për Projekt-Propozime (Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore)- http://rinia.gov.al/thirrja-e-dyte-projekt-propozime-rinore-njesite-e-veteqeverisjes-vendore/