Published on: 14/04/2022

Grupi Teknik i Punës zhvillon takimin e radhës për ngritjen e Garancisë Rinore

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Grupi Teknik i Punës për ngritjen e projektit të Garancisë Rinore në Shqipëri ka mbajtur takimin e radhës, të enjten e 15 prillit, në një event të organizuar me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian (BE) “Asistenca Teknike për të Mbështetur Reformën mbi Politikat e Punësimit, Arsimin dhe Formimin Profesional” (SREPVET) .

Gjatë këtij takimi u bë njohja me instrumentin e Garancisë Rinore, si dhe u prezantua progresi i arritur deri më sot.

Çështje të tjera lidhur me përgatitjen dhe hartimin e Planit Zbatues të Garancisë Rinore ishin po ashtu fokusi i kësaj mbledhjeje, ku morën pjesë aktorë kryesorë nga institucione të ndryshëm të sektorit publik dhe të shoqërisë civile që po punojnë për ngritjen e Garancisë Rinore.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe organizatat përfaqësuese rinore si Këshilli Rinor Kombëtar,  Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe Zëri i të Rinjve janë angazhuar në procesin e përgatitjes së instrumentit të Garancisë Rinore në Shqipëri.

Një nga objektivat e para të identifikuara në këtë proces lidhet me ngritjen e një mekanizmi që do të siguronte njëjtësimin e të rinjve NEET dhe regjistrimin e tyre në sistemin publik, në mënyrë që të bëhej adresimi i duhur për secilin rast.