Published on: 30/04/2023

Gjirokastër: Ndeshjet finale të volejbollit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në ndeshjet finale të volejbollit të qarkut Gjirokastër, të zhvilluara në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”, u përballën skuadrat e vajzave të shkollave 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, Gjirokastër  – “Meleq Gostnishti”, Përmet, me fitoren e “Koto Hoxhi” dhe për djem “Urani Rumbo”, Gjirokastër – “Nimete Progonati”, Memaliaj, me fitoren e “Urani Rumbo”. Në shkollat e mesme përballja ishte midis skuadrave të shkollave  “Asim Zeneli”, Gjirokastër – “Sali Nivica”, Memaliaj, me fitoren e “Asim Zeneli” si për vajza dhe për djem.

Në vijim do të zhvillohen ndeshjet finale në qarkun e Korçës.