Published on: 27/02/2023

Fjala në mbledhjen e dytë të përbashkët e qeverive Shqipëri – Mali i Zi

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Përmes memorandumit që po firmoset sot, ne po zgjerojmë bazat e bashkëpunimit në fushat e rinisë dhe sportit mes vendeve tona, që do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të frymës së mirëkuptimit, miqësisë dhe angazhimit mes të rinjve, sportistëve, organizatave rinore, federatave sportive dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse në të mirë të zhvillimit të sportit dhe mirëqenies së të rinjve në të dy anët e kufirit.
Ky memorandum përbën një hap shumë pozitiv, që do të shërbejë për harmonizimin e përpjekjeve tona në fushat e rinisë dhe sportit, duke nxitur mundësi të reja dhe mbështetur krijimin e nismave të përbashkëta.
Ndër pritshmëritë konkrete të kësaj marrëveshje, së bashku do punojmë për:

  1. Shkëmbimet e të rinjve, sportistëve të rinj, organizatave rinore dhe delegacioneve sportive përmes projekteve, trajnimeve, takimeve dhe konferencave dy palëshe apo atyre të organizuara në nivel evropian;
  2. Zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë;
  3. Nxitjen e aktivizimit rinor dhe aktiviteteve vullnetare në të dy vendet;
  4. Shkëmbimi i përvojave mes zyrtarëve shtetëror, ekspertëve dhe përfaqësuesve rinor për çështjet me interes për të rinjtë;
  5. Organizimi i kampeve sportive dhe aktiviteteve për nxitjen e sportit në bashkëpunim me federatat sportive të dy vendeve;
  6. Zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta mes ekipeve sportive dhe ekipeve kombëtare;
  7. Kampe dhe festivale të përbashkëta, me pjesëmarrjen e të rinjve nga të dy vendet.

Unë mbetem besimplotë që pas nënshkrimit të memorandumit, ne do të fillojmë shumë shpejt realizimin e nismave të para, në të mirë të të rinjve dhe lëvizjes sportive në të dy vendet.
Me kolegun Llalloshevic, së bashku jemi pjesë dhe përfaqësojmë vendet tona në zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Me RYCO kemi ndërmarrë angazhime të shumta për rininë, duke filluar nga programi “Supershkolla”, por edhe programet e shkëmbimeve rinore në Ballkanin Perëndimor.

Të rinjtë meritojnë një rajon më të mirë se ai që kemi gjetur ne, e jam besim plotë se duke forcuar bashkëpunimin midis të rinjve tanë, e ardhmja e vendeve tona mund dhe do të jetë më e ndritur!

Faleminderit!