Published on: 27/09/2023

Fillon procesi i votimit për anëtarë për Këshillin Kombëtar të Rinisë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Thirrja për aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor u hap përgjatë muajit korrik dhe u mbyll më 8 shtator.

Këshilli Kombëtar Rinor funksionon si një organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për rininë, duke sugjeruar dhe ofruar një panoramë më të gjerë rreth politikave rinore dhe nevojave të të rinjve anë e mbanë vendit.

Komisioni i certifikimit ka përfunduar procedurat për vlerësimin e dokumentacionit të secilit prej aplikantëve dhe aplikantët e suksesshëm do të votohen më pas nga organizatat rinore/ dhe ose për të rinjtë për të përzgjedhur 14 përfaqësuesit për mandatin 2 vjeçar të ardhshëm, që do të jenë zëri i të rinjve pranë nivelit qendror të politikëbërjes për dy vitet e ardhshme.

Ditën e sotme fillon procesi i votimit për kandidatët të cilët kanë kaluar procesin e verifikimit të dokumenteve.

Për më shumë detaje rreth kandidatëve, klikoni në link-un më poshtë: https://rinia.gov.al/hapen-votimet-per-anetaret-e-keshillit-kombetar-te-rinise/

Link-u i votimeve për kandidatë nga Këshillat Studentorë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfmw-GJiVlcN2MjRCg8-q_fvlu6g7ucdcVRQf3X6OoBZqiRoA/viewform

Link-u i votimeve për kandidatë nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfoEzxZNDutZI8J2a96BU9uppbO1aiOKsw15vOGduciE5mYMw/viewform