Published on: 12/11/2024
Bora Muzhaqi: Qendra multifunksionale Durrës u shërben 73 mijë të rinjëve
Përfundon ndërtimi i i Qendrës Rinore Multifunksionale Durrës” e cila do tu shërbejë rreth 73.000 të rinjëve të këtij qyteti. Kjo qendër multifunksionale vjen si bashkëfinancim i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Bashkisë Durrës.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi theksoi se nga ndërhyrjet në infrastrukturën rinore në njësitë e vetëqeverisjes vendore, kanë përfituar dhe vijojnë të përfitojnë 108,233 të rinj nëpërmjet projekteve të cilat kanë në fokus ngritjen e 5 qendrave multifunksionale rinore përkatësisht në Bashkitë Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Fier e Librazhd dhe rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të qendrës rinore ekzistuese në Bashkinë Korçë.
Qendra Rinore multifunsionale Durrës ka një hapësirë afro 300 m2, do të ketë dy ambjente: në njërën nga hapësirat do të ofrohet një ambjent për bibliotekë së bashku me sallën e leximit, ndërsa në hapësirën tjetër do të ofrohet një ambjent i përshtatshëm dhe bashkëkohor për të rinjtë e Bashkisë Durrës me qëllim zhvillimin e aktiviteteve rinore si: trajnime, konferenca apo tryeza të rrumbullakta.
Ndërmjet bibliotekës dhe ambjentit për zhvillimin e aktiviteteve rinore, do të ofrohet dhe një hapësirë e dedikuar për aktivitete rekreative. Pra, programi parashikon krijimin e një: “co-ëorking space”, që shërben edhe si hapësirë takimi, krijimin i një biblioteke të vogël si edhe ambjenteve rekreative. Për këtë arsye projekti është konceptuar të jetë polifunksional.
Kjo Qendër Rinore Multifunksionale, e cila është e aksesueshme për të dyja gjinitë, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuara, e do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë për lexim dhe bashkëbisedim, por njëkohësisht do të shërbejë edhe si një hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve me karakter edukativ, social dhe kulturor si: trajnime të ndryshme, konferenca, tryeza të rrumbullakta, dhe pse jo si një hapësirë socializimi midis të rinjve.