Published on: 05/11/2024

Bora Muzhaqi në Kuvend: Trefishuam buxhetin për rininë.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Bora Muzhaqidiskutoi sot mbi buxhetin e vitit të ardhshëm për rininë. Ministrja Muzhaqi theksoi se buxheti i këtij viti është rritur me 54% në raport me vitin e shkuar ndërsa që prej vitit 2021 buxheti për rininë është trefishuar. Ministrja Muzhaqi sot mori pjesë në dy komisione parlamentare për të rapotuar mbibuxhetin 2025. Gjatë raportimit në Komisionin për Median dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja Muzhaqi u ndal tek prioritetet e dikasterit që drejton dhe theksoi se në projekt buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 333 milionë lekë, të cilat do të shkojnë nëmbështetje të drejtpërdrejtë për të rinjtë, krahas dhe investimeve të tjera indirekte për rininë.

Ndërkaq, pjesa më thelbësore e këtyre shpenzimeve shkon për financimin e organizatave rinore dhe për të rinjtë nëpërmjet thirrjes vjetore për mbështetje me fonde grant për shoqërinë civile, me qëllim fuqizimin, trajnimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Programe të tjera që realizohen përmes këtij buxheti përfshijnë zbatimin e strategjisë kombëtare të rinisë nëpërmjet programit të ri të praktikave të punës, programit të të rinjve të talentuar, dhe programit të nismave komunitare të drejtuara nga të rinjtë, si dhe aktivitete që kanë si qëllim edukimin joformal si shkolla verore për të rinjtë e këshillave vendorë rinorë dhe këshillin kombëtar rinor, shkolla dimërore për punonjësit rinor.

Ministrja Muzhaqi bëri me dije se një tjetër element irëndësishëm në buxhetin e vitit të ardhshëm për rininë ështëfinancimi i huaj që vjen si pjesë e programit EU for Youth (BE-ja për Rininë) pjesë e programimit të IPA 3, në kuadër të mbështetjes së të rinjve. Vlera totale e këtij programi është 5 milionë euro nga të cilat 2 milionë euro janë pjesë e programit për mbështetetjen e të rinjve nëpërmjet programeve të zbatuara nga shoqëria civile që do të ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë me qëllim ofrimin e më shumë mundësive për të rinjtë në të gjithë territorin.

Për Ministren Muzhaqi, kjo mbështetje e shtuar për buxhetin e rinisë, tregon gjithashtu një vëmëndje të rritur ndaj politikave rinore, dhe mundësisë për të mbështetur të rinjtë në Shqipëri.

Rritja e mbështetjes buxhetore për rininë për vitin 2025 vjen në kuadër të punës së konsiderueshme të zhvilluar gjatë këtyre viteve me qëllim fuqizimin e politikave rinore, duke filluar që me hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, por edhe ristrukturimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë me qëllim fuqizimin e rolit të kësaj të fundit në kuadër të mbështetjes së të rinjve në të gjithë Shqipërinë.

Disa nga prioritetet dhe programet më të rëndësishme në të cilat është angazhuar Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët fokusohen tek mbështetja e të rinjve nëpërmjet organizatave rinore dhe për të rinjtë në përputhje me Strategjinë Kombëtare tëRinisë 2022-2029, thirrjet e AKR për infrastrukturë rinore të realizuara me mbështetjen e bashkive, aktivitete në kuadër tëedukimit joformal, fuqizimi i të rinjëve, programi kombëtar ipraktikave të punës, programi i ekipeve sportive në shkolla, programi jashtë orarit mësimor, programet e kodimit dhe tëedukimit financiar.