Published on: 01/06/2023

Angazhimi i Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët më 1 Qershor

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e ka nisur ditën e sotme me një urim për 1 Qershor nga Shtëpia e Foshnjës në Durrës.
“Gëzuar 1 Qershorin për të gjithë fëmijët, veçanërisht për fëmijët e Durrësit me përzemërsi nga Ani, Milva dhe unë!”.
Në këtë vizitë në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, Muzhaqi ka qenë e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe Ministri i Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Pas vizitës në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, më pas u ndal në atë të Vlorës, ku nën shoqërinë e fëmijëve ka kaluar momente shumë të bukura. Për fëmijët Ministrja Muzhaqi shpërndau dhe dhurata nga firma britanike Hamleys.

Aktivitetet e ditës nuk përfunduan me kaq. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vijoi aktivitetin e saj në inaugurimin e çerdhes “Pranvera” në Bashinë Kamëz, të cilën e ka vlerësuar si një nga dhuratat më të çmuara që u është bërë fëmijëve të Bashkisë Kamzës në ditën e fëmijëve. Përpos inaugurimit të çerdhes “Pranvera” me kapacitet për 70 fëmijë dhe me kushte bashkëkohore europiane, Ministrja Muzhaqi së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli u bashkuan dhe në festimet e fëmijëve në kopshtin “Borëbardha” dhe “Zarife Hasanaj”, ku fëmijët festuan me kërcime dhe lojra argëtuese pasi u vlerësuan dhe me “diplomat” e përfundimit me sukses këtij viti shkollor.