Published on: 18/10/2023

BRUKSEL, FJALA E PLOTË E MINISTRES MUZHAQI NË FORUMIN RINOR EVROPIAN

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

E dashur Maria, Presidente e Forumit Rinor Evropian.
Të dashur kolegë që punojnë me të rinjtë dhe për të rinjtë, dhe më e rëndësishmja, të dashur të rinj,

Dje, teksa po bisedoja me disa kolegë nga Forumi Rinor Evropian, theksova që në sajë të detyrës që mbajmë, si ministra, ne mund të shkojmë në shumë konferenca e duhet të diskutojmë me të rriturit dhe t’u tregojmë atyre pse është e rëndësishme të dëgjojmë të rinjtë dhe pse është e rëndësishme të marrim parasysh çfarë ata mendojnë kur marrim vendime.
Ndonjëherë është e vështirë t’i bindësh ata pse duhet të përqendrohemi te të rinjtë, por sot është veçanërisht e lehtë, sepse sot e ndiej veten të rrethuar nga të rinj dhe njerëz që punojnë për të rinjtë, gjë që e bën të gjithë këtë diskutim shumë më të lehtë se zakonisht.

Do të doja të filloja me një nga thëniet e mia të preferuara, me të cilën kemi filluar dhe Strategjinë Kombëtare të Rinisë:
“Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen për të rinjtë tanë, por ne mund të ndërtojmë të rinjtë për të ardhmen”
Arsyeja pse e përmend gjithmonë këtë thënie është, sepse besoj vërtet se nëse të gjithë ne mblidhemi së bashku, të rinjtë, organizata që punojnë për të rinjtë, apo edhe të tjerë individë që punojnë për të rinjtë, ne mund të ofrojmë më shumë së bashku, më shumë mundësi, më shumë mirëqenie dhe mundësi për të dëgjuar zërat e të rinjve. Mendoj se kjo mund të bëhet vetëm nëse jemi të gjithë në sinergji me njëri-tjetrin dhe nëse bashkëpunojmë për t’u siguruar që qëllimet dhe synimet tona janë të përcaktuara qartë dhe të zbatohen qartë. Nuk është vetëm për ta shkruar, nuk është vetëm për të hartuar një strategji. Pjesa më e rëndësishme është që në fakt të siguroheni që ju ta zbatjmë atë dhe të sigurohemi që ta djekim, ta monitorojmë dhe ta vlerësojmë.

Sigurisht, kur të rinjtë bashkohen, ata arrijnë gjëra të mëdha dhe shembulli më i mirë që të vjen ndërmend është Forumi Rinor Evropian, i cili ka evoluar kaq shpejt në një platformë evropiane që ofron hapësirë për dialog mes të rinjve në Evropë, rajon dhe më gjerë. Kur shikoj punën e Forumit Rinor Evropian, një nga produktet e mia të preferuara që keni është në fakt Indeksi i Progresit Rinor. Si ministre kam menduar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të matur suksesin tone dhe për ndikimin e të gjithë politikave tona.
Do të shihni që një nga treguesit tanë kyç është Strategjia Kombëtare e Rinisë. Në fakt, ne po përdorim Progresin e Indeksit Rinor, për t’u siguruar që masim përgjegjshmërinë tonë si politikëbërës, por edhe si vetë të rinj.

Dhe për të qenë e sinqertë, arsyeja pse e vlerësoj vërtet këtë indeks është sepse kuptova se jo vetëm që nuk mblidhni të dhëna parësore, por përdorni të dhëna plotësisht dytësore. Kështu që, praktikisht shumë partnerë që punojnë së bashku me ju, për të mbledhur të gjitha të dhënat e nevojshme nga të gjitha fushat e ndryshme për më shumë se 150 shtete, për t’u siguruar që të keni një tregues real progresi për të rinjtë, është e mahnitshme. Me të vërtetë tregon se të rinjtë kur duan, janë krijues, janë të vetëdijshëm, janë kritikë dhe ata vërtet mund të prodhojnë produkte që janë të dobishme për politikëbërësit, për qeveritë, për institucionet, gjithashtu edhe për organizatat rinore.
Kjo është arsyeja e parë pse jam kaq e lumtur që qëndroj këtu sot me ju, por ka edhe dy arsye të tjera që dua t’i ndaj me ju. Arsyeja e dytë ka të bëjë me Forumin Rinor Evropian dhe modelet që ata kanë zhvilluar.

Kur lexon deklaratën e misionit të Forumit Rinor Evropian, një nga gjërat që përmendet aty është se ajo që synojnë të arrijnë është fuqizimii, të nxitja pjesëmarrjes së të rinjve dhe të forcimi i identitetit evropian, dhe këto janë të tre gjërat e rëndësishme që duhet të bëjmë së bashku. Por kur flasim për fuqizimin, e vetmja gjë që na vjen në mendje, ndoshta disa prej jush nuk kanë dëgjuar për të, por në fakt janë tetë standardet e Forumit Rinor Evropian për vlerësimin e strategjisë. Ndoshta tani po mendoni, si lidhet kjo me fuqizimin? Ky është një mjet që mat një strategji, por a lidhet vërtet me fuqizimin?

Unë mendoj se duke ndikuar që poltikëbërësit të ndihen përgjegjës dhe të vlerësoni vazhdimisht punën e tyre, lidhet drejtëpërdrejtë me fuqizimin
Kjo është edhe arsyeja pse ne përdorim 8 standardet e Forumit Rinor Evropian për vlerësimin e strategjisë. Ne shpresojmë vërtet që ju ta zhvilloni këtë mekanizëm edhe më tej dhe ndoshta të na ndihmoni që të mos jetë vetëm Shqipëria i vetmi vend që e përdor, por të ketë sa më shumë vende në Evropë që e përdorin në mënyrë që edhe ne të vlerësojmë veten, por edhe ta krahasojmë progresin tonë me vendet e tjera të rajonit, dhe pse jo edhe të botës.
Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, dua t’ju falënderoj edhe një herë për titullin e Tiranës “Tirana Kryeqytet i Rinisë Evropiane”.
Kjo ishte një arritje e madhe për ne. Vitin e kaluar kishim më shumë se 1000 aktivitete. E di që disa prej jush kanë qenë atje, janë bashkuar me ne përgjatë aktiviteteve dhe kanë parë një anë tjetër të Tiranës, gjallëri, plot rini dhe energji. Në fakt, si zakonisht, bëmë diçka të re. Nuk u mjaftuam vetëm me Tiranën si Kryeqytet Evropian, por shkuam më tej se kaq. Aktivitetet tona i shpërndamë në të gjithë Shqipërinë, duke u siguruar që të rinjtë në zonat rurale, si dhe në qytete, të jenë në gjendje të angazhohen dhe të përfshihen. Ndaj faleminderit që na dhatë mundësinë dhe shpresojmë se ju kemi rimbursuar duke u siguruar që ju kemi treguar një shembull të mirë se çfarë do të thotë të jesh një Kryeqytet i vërtetë evropian, megjithëse nuk jemi ende pjesë e Evropës, por padyshim që të gjitha vlerat evropiane i kemi demonstruar gjatë gjithë aktiviteteve tona.
Dhe arsyeja e fundit, ju premtova tre arsye, ndërsa po lexoja raportin, thoshte se ndër progresin e ngrirë për të rinjtë në Evropë, Shqipëria është një nga vendet me përmirësimin më të rëndësishëm në 12 vitet e fundit. Dhe në fakt jam e lumtur që kjo arritje përkon me faktin që Shqipëria ka tani një ministër të përkushtuar për Rininë dhe nuk është thjesht rastësi fakti që të dyja këto çështje janë bashkë.

Kur mora ftesën, mezi prisja të shihja se cila ishte renditja dhe me pak kërkime si një ekonomisteme profesion, sigurisht, hyra në detaje, në numra dhe hulumtova gjithçka. Në vitin 2011, Shqipëria u rendit e 68-ta dhe përsëri, ky ishte një numër relativ, sepse varet nga vendet e tjera.
Pjesa që nuk ishte relative ishte numri i pikëve që grumbulluam në 2011, 67.47 pikë. Ndërkohë, këtë vit kuptova u renditëm në vendin e 60-të nga më shumë se 150 shtete me 74.3 pikë. Ne jemi ngjitur me tetë vende dhe në fakt kemi fituar shtatë pikë, gjë që është mjaft mbresëlënëse, dhe të jem e sinqertë, është një moment që ne të ulemi dhe të kuptojmë se çfarë kemi bërë mire dhe çfarë mund të bëjmë akoma më mirë, sepse nëse jemi të kënaqur me veten dhe nëse jemi të kënaqur, padyshim nuk është një mënyrë e mirë për të ecur përpara. Pra, le të shohim këtë rezultat dhe të mendojmë, si mund të bëjmë më mirë vitin e ardhshëm dhe si mund të sigurohemi që të ofrojmë më shumë për të rinjtë.
Dhe së fundi, dua të ndaj edhe pak nga përvoja ime. Si Ministre e Rinisë në Shqipëri, prej dy vitesh, kemi bërë shumë shumë programe që kanë në fokus përmirësimin e aftësive të të rinjve dhe kalimin nga fëmijëria në moshën madhore, sepse ky është një tranzicion që përfshin arsimin, punësimin, e plot shumë mundësi të tjera në jetë. Dhe për të folur për këtë, gjëja interesante që unë e ndaj gjithmonë është se strategjinë tonë për të rinjtë nuk e kemi shkruar ne, por vetë të rinjtë.
Kemi shkuar në çdo bashki të Shqipërisë, kemi takuar 1200 të rinj dhe 50 organizata të shoqërisë civile që merren me të rinjtë, duke i pyetur se çfarë është e rëndësishme për ta, cilat janë çështjet dhe sfidat me të cilat përballen, dhe vetëm pasi morëm përgjigje, i përkthyem në masat konkrete politikash që do të zbatonim. Kjo ishte pjesa që na ndihmoi vërtet për të kuptuar çështjet dhe sfidat reale me të cilat përballen të rinjtë.

Ndonjëherë është më e lehtë të ngecesh në administratë dhe burokraci, dhe të thuash po, ne e kuptojmë se çfarë kanë nevojë të rinjtë, por e vërteta nuk është kështu. E vërteta është se nëse nuk punon me të rinjtë, nuk do të mund të kuptosh kurrë sfidat dhe vështirësitë e moshës së tyre. Prandaj, ne besojmë se kur hartuam këtë strategji, kemi bërë gjërat e rëndësishme që u duheshin të rinjve. Për t’ju dhënë disa shembuj shumë të shkurtër, sepse jam e sigurt se mund të kaloj orë e orë të tëra duke folur për shumë iniciativa dhe masa të ndryshme që kemi ndërmarrë, por e para që kemi bërë, lidhet drejtpërdrejt me fuqizimin e të rinjve.

Kur mora pozicionin tim si ministre, kishim 8 Këshilla Vendorë Rinor, që këshillojnë kryetarët e komunave për politikëbërjen nga 61 bashki në total. Aktualisht kemi 59 Këshilla Vendorë Rinor, efektivë dhe efikasë, të përfshirë në politikëbërje dhe politika locale. E ndër të tjera, jemi në proces për të ngritur dy të fundit. Këshillat Vendorë Rinorë raportojnë pranë Këshillit Kombëtar Rinor, i cili vepron si një organ këshillimor për ministrin e Rinisë, që kërkesat e të rinjve të përcillen pranë Këshillit të Ministrave.
Një tjetër nismë e jona është rritja e transparencës dhe efikasitetit Agjencisë Kombëtare të Rinisë. E di që ndonjëherë kur flasim për vende si Shqipëria apo ndoshta Ballkani Perëndimor në përgjithësi, është e vështirë të kuptojmë se metodologjia dhe mënyra jonë e të menduarit është paksa e ndryshme nga BE-ja, prandaj, kemi huazuar metodologjinë që përdore OKB-a dhe BE-ja për grante dhe e aplikuam në Agjenciknë Kombëtare të Rinisë.

Dhe së fundmi, ka një program tjetër që dua të ndaj me ju. Që nga janari 2023, kemi vënë në zbatim Programin Jashtë Orarit Mësimor në Shqipëri që ka përfshirë rreth 10,000 studentë që janë regjistruar falas në art, artizanat, teknologji, mjedis, bujqësi dhe fuqizim përmes vetëmbrojtjes.
Këto kurse u ofrohen atyre falas nga qeveria për të siguruar një gjithëpërfshirje më të mirë për të rinjtë, përfshirë dhe grupet vulnerabël, duke u krijuar mundësi të përqendrohen në zhvillimin e talenteve të tyre. Në fakt kemi shkuar më tej dhe kemi zhvilluar edhe Programin Ekipet Sportive në Shkolla, ku sërish janë përfshirë rreth 10 mijë të rinj, që luajnë basketball dhe volejboll tre herë në javë. Ata janë të përfshirë edhe në kampionate, gjë që u lejon atyre jo vetëm të zhvillojnë talentin e tyre, por edhe të qëndrojnë larg zakoneve të këqija.
Këto janë disa nga programet që ne po zbatojmë, por nuk janë të gjitha çfarë po bëjmë. Sigurisht, ka një rrugë të gjatë përpara për të siguruar që të rinjtë në Shqipëri, ndihen të lirë të udhëtojnë, apo të shkojnë jashtë vendit për të vazhduar shkollimin e tyre, por pjesa më e rëndësishme është se ata, gjithashtu dinë të gjejnë rrugën e tyre për në shtëpi, të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Faleminderit shumë që më bëtë pjesë e këtij aktiviteti të mrekullueshëm dhe mezi pres të dëgjoj pjesën tjetër të Progresit të Indeksit të Rinisë.
Shumë faleminderit!