Published on: 17/04/2024

Shpallet thirrja e katërt për projekt-propozime rinore

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia Kombëtare e Rinisë, mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall Thirrjen publike nr. IV për projekt-propozime, drejtuar organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë. Thirrja IV për projekt-propozime synon të adresojë tre prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029:

– Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.
– Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
– Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, duke filluar nga data 17 prill deri më 16 maj 2024.

Më shumë informacione për kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë: https://rinia.gov.al/thirrja-e-katert-per-projekt-propozime/