Published on: 28/07/2023

Shtyhen aplikimet për anëtarë për Këshillin Kombëtar Rinor deri më 8 shtator 2023

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë shpallën shtyrjen e aplikimeve për thirrjen e dytë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për rininë.

Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, si dhe përfaqësues të këshillave studentorë, të paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të KKR-së.

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 08.09.2023, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@rinia.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:

Kandidati për anëtar i KKR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

• Të ketë dhënë kontribut/të ketë përvojë në fushën e rinisë të paktën 2 vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo zhvillimit të nismave/aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
• Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

Kandidati për anëtar i KKR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

• Të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qënë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve.
• Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi.

Aplikanti për anëtar/e i KKR-së duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:

Kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë duhet të ngarkojë:

1. Kërkesën për aplikim;
2. Curriculum Vitae, CV;
3. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarmin e saj;
5. Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
6. Fotokopje të dokumentit që provon lidhjen formale me organizatën;
7. Letër motivimi;
8. Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore duhet të ngarkojë:

1. Kërkesën për aplikim;
2. Curriculum Vitae, CV;
3. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
4. Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
5. Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
6. Letër motivimi;
7. Dokumentin që provon anëtarësinë në këshill studentor;
8. Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

Aplikanti për anëtar/e i KKR-së duhet të dërgojë dokumentacionin e kërkuar në adresën elektronike info@rinia.gov.al, nga data 29 Qershor deri në datë 28 Korrik 2023.

Formulari i vetëdeklarimit për verifikimin e gjendjes gjyqësore (kliko këtu)

Formulari i vetëdeklarimit për konfliktin e interesit (kliko këtu)

Formulari i autorizimit për publikimin e të dhënave (kliko këtu)