Published on: 30/06/2023

Shtyhet afati i aplikimeve për Thirrjen e Tetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës deri më 5 korrik 2023

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi pas një bisede me të rinjtë e Qarkut Kukës në Panairin e Punës, ku ata u informuan më shumë rreth Programit Kombëtar të Praktikave të Punës dhe shfaqën interes për të aplikuar, lajmëroi sot shtyrjen e afatit të aplikimeve për Thirrjen e Tetë, e cila ka si synim zhvillimin e praktikave për të rinjtë pranë insitucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike, për zhvillimin profesional të të rinjve. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, megjithatë periudha e praktikës së punës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

Aplikimet për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që disponojnë minimalisht një diplomë të nivelit bachelor janë shtyrë deri më 5 korrik.

Aplikimet kryhen në link-un: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës (kliko këtu për të aplikuar)