Published on: 27/04/2023

Hapet Thirrja III për Projekt-Propozime

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia Kombëtare e Rinisë, mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall Thirrjen publike nr. III për projekt-propozime, drejtuar organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë. Thirrja III për projekt-propozime synon të adresojë tre prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029:

  1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.
  2. Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
  3. Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, duke filluar nga data 27 prill deri më 26 maj 2023.

Më shumë informacione për kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë: http://rinia.gov.al/thirrja-e-trete-per-projekt-propozime-organizatat-rinore-dhe-organizatat-per-te-rinjte/