Published on: 01/04/2023
Zhvillohen ndeshjet finale të volejbollit në qarkun e Beratit
Ministri i shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po ndjek ndeshjet e disiplinës të volejbollit dhe basketbollit që po zhvillohen në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla” me qëllim dorëzimin e medaljeve dhe kupave për ekipet fituese. Ndeshjet finale në qarkun e Beratit u zhvilluan mes skuadrave të shkollave 9-vjeçare “28 Nëntori”, Berat – “28 Nëntori”, Kuçovë për vajza dhe për djem mes shkollave “28 Nëntori”, Berat – “Thimi Tani”, Berat, ku fitues për të dyja gjinitë ishte shkolla “28 Nëntori”, Berat. Ndeshjet e shkollave të mesme për vajza u zhvilluan mes shkollave “Kristo Isak”, Berat – “5 Tetori”, Kuçovë, ndërsa për djem u zhvilluan mes shkollave “Refat Bani”, Kuçovë – “5 Tetori”, Kuçovë, me fitoren e shkollës e kësaj të fundit për të dyja gjinitë.
E pranishme në këto ndeshje, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kurorëzoi anëtarët e ekipeve fituese me medalje dhe u dorëzoi atyre kupat e fitores, duke u uruar njëkohësisht suksese në ndeshjet ndërmjet qarqeve.