Published on: 31/10/2022

Muzhaqi në Komisionin për Çështjet Sociale: 162 milionë lekë mbështetje për rininë përmes AKR-së dhe 5.5 miliard lekë për Strategjinë Kombëtare të Rinisë.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka folur për projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2023”.

Ajo deklaroi se, “në projekt-buxhetin e vitit 2023 janë planifikuar 162 milionë e 960 mijë lekë si mbështetje për Agjencinë Kombëtare të Rinisë (AKR)”, ku përfshihet fondi grant për financimin e projekt-propozimeve të organizatave rinore/për të rinjtë dhe ndërtimin e infrastrukturës rinore nga bashkitë, mbështetja financiare për veprimtarinë e AKR-së, zbatimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aktivitetet për lidership-in rinor, pjesëmarrjen në vendimmarrje, punësimin, kreativitetin, edukimin joformal, etj..

Gjatë relatimit në Komision, Ministrja prezantoi dhe përparësitë e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, miratuar nga Qeveria Shqiptare, më 26 tetor 2022, e cila parashikon një buxhet prej 5,5 miliardë lekësh.

“Kjo shumë do të shkojë për të mbështetur tre qëllimet themelore të kësaj strategjie”, theksoi ministrja e Rinisë, duke shpjeguar se këto qëllime lidhen me fuqizimin e zërit së të rinjve, të cilët marrin pjesë aktivisht në shoqëri, nxitjen e novacionit rinor dhe rritjen e aftësive dhe profesionalizmit të të rinjtë përmes edukimit cilësor në teknologji, si dhe me mirëqenien aktive, të shëndetshme, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve.