Published on: 06/05/2022

Prezantohet drafti i Udhërrëfyesit për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Pas një viti të gjatë pune në bashkërendim të vazhdueshëm midis institucioneve qeveritare dhe organizatave rinore, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, të premten e 6 majit, ka prezantuar draftin e Udhërrëfyesit për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës.

Ministrja e Rinisë, gjatë prezantimit të draftit, tha se “ky dokument, i pari në llojin e saj në Ballkan me fokus te punësimi, analizon sfidat por edhe ofron rekomandimet e tyre për tranzicionin e të rinjve nga shkolla në punë”.

Mungesa e informacionit për orientimin e karrierës solli nevojën për hartimin e një dokumenti strategjik që adreson një ndër problematikat kryesore të të rinjve në Shqipëri.

Gjatë këtij muaji, u zhvilluan edhe dy takime të tjera konsultuese me të rinjtë dhe përfaqësuesit e organizatave rinore/ për të rinjtë.

Nisma  e Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor ka përfshirë institucionet publike si Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë si organ zbatues i politikave rinore dhe organizatat rinore si Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), Rrjeti i Profesionistëve të Rinj dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.