Published on: 25/02/2023

Aktiviteti “Tirana Cross Country”, argëtim dhe edukim për fëmijët

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në datën 25, 26 Shkurt me organizimin e Federatës Shqiptare e Ciklizmit dhe mbështetje nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, u mbajt aktiviteti “Tirana Cross Country”, me pjesëmarrjen e 200 nxënësve të 16 shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës, me qëllim promovimin e ciklizmit për një jetë të shëndetshme.

“Tirana Cross Country” këtë fundjavë i zgjoi të rinjtë energjikë të qytetit me një atmosferë sportive dhe me shpirtin e garës. Të gjithë pjesëmarrësit pedaluan nga Bashkia Tiranë deri në afërsi të Kodrave tëLiqenit Artificial, ku edhe filloi gara për djem dhe vajza në disiplinën Mountain Bike.

Përpara fillimit zyrtar të garës, të gjithë fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Tiranës janë për shëndetur nga ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, për të cilën çdo lloj aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm.

“Kënaqësia e madhe është që kemi shumë nxënës nga klasat e shtata dhe të teta, ndërsa një pjesë e madhe e shkollave të kryeqytetit na janë bashkuar dhe kemi një balancë shumë të mirë mes vajzave dhe djemve”, thekson ministrja Muzhaqi.

Madje, sipas saj, “Tirana Cross Country” është një mesazh për të rinjtë për të masivizuar sportin.

“Në një kohë që teknologjia nxë pjesën më të madhe të kohës së fëmijëve dhe njëkohësisht ofron një mirëqenie të lartë nga ana financiare, duhet patjetër t’u tregojmë që sporti është ana tjetër e medaljes që ofron një jetë të shëndetshme fizike, shpirtërore dhe mendore dhe t’u mësojmë të rinjve balancimin midis teknologjisë dhe sportit.”, deklaron Muzhaqi.

Përgjatë vitit 2023 do të zhvillohet Turi i Shqipërisë dhe më 22 maj në sheshin e Bashkisë do të bëhet aktiviteti i fillimit të Turit të Shqipërisë në çiklizëm.