Publikuar më: 29/04/2024
Bora Muzhaqi në takim me Këshillin Vendor Rinor të Korçës
Përtej mbështetjes që Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 ofron për të rinjtë anembanë vendit duke adresuar kërkesat që të rinjtë shtruan rreth 3 vite më parë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka ndërmarrë sërish një angazhim për t’u konsultuar me KVR-të, online apo fizikisht, për t’u informuar rreth nevojave dhe kërkesave të reja që ata kanë, dhe për t’i adresuar ato. Në kuadër të kësaj nisme, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët së bashku me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë u takuan me Këshillin Vendor Rinor të Korçës.
Me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor Korçë dhe të rinjtë ekselentë u diskutua mbi kërkesat e tyre dhe mundësitë më të mira përmes punëve dhe projekteve për fuqizimin e rinisë. Në fokus të bisedimeve ishin edhe për pritshmëritë dhe ecuria e punimeve për Qendrën Rinore të Korçës që është një premtim i mbajtur për të rinjtë dhe po financohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Korçë.