Misioni

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka si mision mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën sociale, nëpërmjet hartimit, zhvillimit dhe monitorimit të politikave rinore, dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe mirëedukimin e fëmijëve. Ministri i Shteti për Rininë dhe Fëmijët synon të fuqizojë përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse të politikëbërjes, duke mbrojtur të drejtat e të rinjve, duke krijuar kushte të nevojshme për aktivizim e pjesëmarrje.

Si institucion përgjegjës me në fokus rininë dhe fëmijët, Ministri i Shtetit krijon ura bashkëpunimi mes fëmijëve dhe të rinjve të Shqipërisë e atyre të diasporës, me përfaqësuesit e institucioneve publike e private, si dhe me organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë.


Njoftime
  • Muzhaqi në takim me Këshillin Vendor Rinor të Korçës Më shumë...
  • Muzhaqi takohet me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Prrenjasit Më shumë...
  • Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës Më shumë...
  • Panair për të rinjtë në Berat, Muzhaqi: Mundësi trajnimi dhe punësimi Më shumë...
  • Berat – Një vizitë në Muzeun “Onufri” Më shumë...