Publikuar më: 26/03/2023

Zbatimi i Programit Jashtë Orarit Mësimor në shkollën “Lef Sallata”, Vlorë.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të programit Jashtë Orarit Mësimor (JOM), i cili nisi zbatimin në fund të muajit janar 2023 në 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë, zhvilloi një vizitë në shkollën “Lef Sallata” në Vlorë, për të parë nga afër mbarwvajtjen e programit, i cili është këtë vit shkollor është ende në fazë pilotimi. Gjatë vizitës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, bisedoi me fëmijët që marrin pjesë në kurset e ofruara pa pagesë nga programi JOM, duke dëgjuar kështu komentet dhe kërkesat e tyre për aktivitetet e programit. Programi JOM aktualisht ofron 1041 kurse tematike falas, të cilat zhvillohen 2 herë në javë në fushat: pikturë; muzikë; kor; teatër; zeje; bujqësi dhe mjedis; sport dhe mirëqenie; dhe teknologji, duke i dhënë kështu mundësi çdo fëmije dhe të riu për të zgjeruar njohuritë dhe të zhvillojnë talentet e tyre pa asnjë kosto shtesë.