Publikuar më: 04/03/2023

Zbatimi i Programit Jashtë Orarit Mësimor në shkollën “Ismail Qemali”, Shkodër

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të programit Jashtë Orarit Mësimor (JOM), i cili nisi zbatimin në fund të muajit janar 2023 në 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilloi një vizitë në shkollën “Ismail Qemali” në Shkodër, për të parë nga afër zbatimin dhe ecurinë e programit. Gjatë vizitës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, bisedoi me fëmijët që marrin pjesë në kurset e ofruara pa pagesë nga programi JOM, duke dëgjuar kështu komentet dhe kërkesat e tyre për aktivitetet e programit, i cili është këtë vit shkollor është ende në fazë pilotimi. Programi JOM aktualisht ofron 1041 kurse tematike falas , të cilat zhvillohen 2 herë në javë në fushat: pikturë; muzikë; kor; teatër; zeje; bujqësi dhe mjedis; sport dhe mirëqenie; dhe teknologji, duke i dhënë kështu mundësi çdo fëmije dhe të riu për të zgjeruar njohuritë dhe të zhvillojnë talentet e tyre pa asnjë kosto shtesë.