Publikuar më: 22/04/2023

Zbatimi i kursit të permakulturës në shkollën “Koli Allkanjari”, Divjakë.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të programit Jashtë Orarit Mësimor, i cili nisi zbatimin në fund të muajit janar 2023 në 200 shkolla të Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,  zhvilloi një vizitë në shkollën “Koli Allkanjari” të Divjakës, për të parë nga afër zbatimin dhe mbarëvajtjen e këtij kursi. Gjatë vizitës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët pati mundësinë të vështronte nga afër punën e mrekullueshme që nxënësit kanë bërë për mirëmbajtjen e serës dhe kopshtit dhe bisedoi me nxënësit që marrin pjesë në këtë kurs, duke dëgjuar njëkohësisht edhe komentet dhe sugjerimet e tyre. Projekti “Toka Ime”, i cili zbatohet në kursin e permakulturës, jo vetëm u mëson nxënësve kujdesin dhe përkushtimin ndaj produkteve bujqësore, por mbi të gjitha nxit ndjenjën e kujdesit për njëri – tjetrin dhe vetveten.