Publikuar më: 25/04/2023
Vlorë: Zhvillohen ndeshjet për disiplinën e volejbollit në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”
Talentet e fëmijëve dhe të rinjve pjesë e programit “Ekipet Sportive në shkolla” po ndryshojnë historinë e sportit në Shqipëri, kanë gjallëruar lëvizjen sportive e çdo ditë dhurojnë emocione të reja për të gjithë. Në kuadër të programit “Ekipet Sportive në shkolla”, sot u zhvilluan ndeshjet finale të shkollave të mesme për disiplinën e volejbollit për vajza dhe djem në qarkun e Korçës.
Në ndeshjen për disiplinën e volejbollit midis ekipeve të vajzave “Halim Xhelo” të Vlorës – “Spiro Gjiknuri” të Himarës, fitues u shpall “Spiro Gjiknuri”, ndërsa në ndeshjen midis ekipeve të djemve “Halim Xhelo” të Vlorës – “Hasan Mehilli” të Dukatit, fitues u shpall “Hasan Mehilli”.
Në programin “Ekipet Sportive në shkolla” janë të përfshirë rreth 10000 fëmijë dhe të rinj, pjesë e 700 ekipeve, të pajisur me materialet bazë falas nga qeveria shqiptare për të siguruar ecurinë e programit. Përgjatë muajit prill do të vijojnë ndeshjet finale për vajza dhe djem në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit në qarkun e Lezhës, Gjirokastrës dhe Korçës.